Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme që të kenë vëmendje të shtuar dhe t’i zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore, pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit, dhe për shpërthime është raportuar edhe në Bahrejn dhe Katar.
Për raste urgjente, MPJD i ka vënë në dispozicion këta numra kontaktues:
- +972 586 340450 për Izrael
- +971 547092109 për Emirate
- +966 53 750 88 35 për Arabinë Saudite, Kuvajtin, Bahrejnin dhe Omanin
- +974 5055 9453 për Katar
Autoritetet kanë kërkuar që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangen zonat afër objekteve ushtarake dhe atyre të sigurisë./REL






