Familjarë, miq e kolegë i japin lamtumirën e fundit profesorit Shyqri Nimani

Gjatë ditës së sotme, familjarë, miq, kolegë e bashkëpunëtorë bën homazhe pranë trupit të pajetë të artistit dhe profesorit universitar Shyqyrin Nimani, i cili vdiq të enjte në moshën 82 vjeçare.

Figurat e shumta të skenës së artit, kulturës e politikës nderuan lart figurën e Nimanit.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në një prononcim për ATV-në, tha se akademik Shyqyri Nimani ka qenë një prej personaliteteve të rralla, i cili ka përbërë institucion në vetvete.

“Unë mendoj që të rrallë janë personalitetet të cilat përbëjnë institucion në vetvete, qysh ka qenë akademik Shyqyri Nimani, të cilin kemi pasur fatin me e njoftë personalisht edhe me zhvillu me të shumë biseda për orë të tëra edhe për me mësu aq shumë nga profesori dhe nga një njeri kaq i dashur e kaq i respektueshëm siç ka qenë ai. Unë mendoj që prej krijuesve tanë të rrallë janë ata që mund të maten me poliedrizmin intelektual të ë profesorit Nimani edhe mendoj që kontributi i tij i jashtëzakonshëm për kulturën edhe për artin shqiptar, do të çmohet, por jo vetëm që do të çmohet e do të kujtohet por ka shumë hapësirë që ai të hulumtohet edhe më thellë, të studiohet edhe më shumë nëpër institutet tona, në akademinë tonë të shkencave dhe ma merr mëndja që kjo do të ndodhë në të ardhmen, sepse ai tash duke u ndarë nga jeta e voluos në njëfarë mënyre edhe testamentin e vet krijues edhe intelektual. Tash mbetet vepra e tij ajo e cila do të na shohë e shoqëroj dhe me të cilën do të merren edhe më shumë edhe më thellë studiuesit shkencëtarët e të ardhmes”, u shpreh Konjufca.

Ndërsa ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se Nimani ka qenë një intelektual i rrallë, i cili ka ditur të krijojë art në shumë fusha.

“Periudha e fundit ka qenë me disa takime, biseda, komunikime, për shkak se ai vazhdonte të punonte përkundër moshës, bisedat me të kanë qenë gjithmonë shumë frymëzuese. Ai më ka folë për projektet e tij, për planet afatgjata përkundër moshës, domethënë një entuziast i jashtëzakonshëm. Një intelektual i rrallë që ka ditë me kriju në shumë fusha, prej dizajnit grafik ku njihet është njoftë e më së miri për shkak se ka qenë pionier i asaj fushe në Kosovë, deri te muzika, te piktura te shumë arte të tjera deri në angazhimin e tij viteve të fundit mbi historiografinë shqiptare, mbi trashëgiminë kulturore. Pra ka qenë një njëri që ka kriju aq shumë sa besoj edhe institucionet ia kanë zili”, tha Çeku.

Profesor shyqyr rimani u lind në Shkodër në vitin 1941. Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë e më pas studimet në Fakultetin e Arteve në Beograd.
Gjatë jetës ai u mor me pikturë grafik dizajn e kaligrafi.

Ai dha kontribut të madh po ashtu në Akademinë e Arteve të Kosovës ku për një kohë kishte shërbyer si drejtor i Galerisë së Arteve dhe më pas edhe dekan në Fakultetin e Arteve.

Ai njëherësh ishte edhe shkruesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA