Rizvanolli: Adresimi i jonë për efiçencën e energjisë u mirëprit në Kongresin e Dhomave të Tregtisë në Gjenevë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila po merr pjesë në Kongresin e Dhomave të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës, në një prononcim për ATV-në, tha se adresimi i Kosovës për efiçencën e energjisë u prezantua në këtë kongres, e cila u prit mirë nga panelistët pjesë marrës në këtë kongres.

“Është kënaqësi të jem këtu në këtë kongres odave tregtare ku jam pjesë e dy paneleve, i pari sa i përket ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rolit të tyre në tranzicionin energjetik dhe i dyti ka të bëjë me gratë liderë. Të parin sapo e përfundova, pata mundësi që ndaj përvojat e tona megjithëse është shtet i ri Kosova. Ne tanimë kemi pasur disa programe, iniciativa të rëndësishme për të përkrahur ndërmarrjet dhe familjet për të ulur konsumin e energjisë dhe për të adresuar efiçencën e energjisë dhe unë pata mundësi t’i ndaj programet të cilat i kemi pasur dhe ato të cilat i kemi në këtë kongres. Fokusi ishte tek tranzicioni energjetik dhe në këtë aspekt, unë mund të them se ne paraqitëm një pasqyrë të mirë dhe me penalistët e tjerë u vlerësuar se iniciativat tona si qeveri janë shumë të mira”, tha Rizvanolli.

Kongresi treditor (21- 23 qershor) në Palexpi te Gjenevës organizuar nga CCIG, Dhomat Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) dhe Federatën e saj Botërore të Dhomave (WFC), edicionin e 13-të të Kongresit Botëror të Dhomave. I organizuar çdo dy vjet në një kontinent tjetër, kjo është hera e parë që Kongresi Botëror do të mbahet në Gjenevë.

Më shumë se 80 folës dhe rreth 40 sesione, seminare ose konferenca do të trajtojnë tendencat dhe sfidat globale aktuale dhe të ardhshme që përcaktojnë aktivitetet e dhomave të tregtisë dhe kompanive. Një pjesë e sesioneve do të mbahen në gjuhën frënge.

I përqendruar në temën “multilateralizmi në shërbim të paqes dhe prosperitetit”, ky Kongres synon të nxjerrë në pah rolin e biznesit si një nga hallkat e multilateralizmit, në mënyrë që të parashikojmë së bashku një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë për të gjithë.

Ai do të nxjerrë në pah gjithashtu rolin jetik të Dhomave të Tregtisë, të cilat punojnë për t’i shërbyer ekonomisë dhe bizneseve. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA