4.8 C
Pristina
Tuesday, February 24, 2026

T.I. i shpall luftë 50 Cent-it! – Publikon diss-in e dytë drejtuar këtij të fundit…

Hip-hopi është “zyrtarisht” në alarm të kuq, pasi T.I. lëshoi një seri këngësh tejet të ashpra diss drejtuar 50 Cent-it dhe tashmë dihet, në “luftë” me Curtis nuk do mund të gjendet paqe…!  

Bomba e parë ishte kënga “War”, një sulm frontal pa filtra, ku T.I. vë në pikëpyetje trashëgiminë dhe ndikimin e 50 Cent në industrinë e hip-hopit. Por nëse dikush mendoi se kaq mjaftonte, gaboi rëndë.

Vetëm pak ditë më vonë, reperi nga Atlanta dyfishoi goditjen me një tjetër diss të titulluar “Right One”, duke e bërë të qartë se kjo nuk është thjesht një përplasje egosh, por në botën e rapit, është shpallje lufte!

Burime pranë T.I. thonë se përplasja nisi pasi një përballje e shumëpërfolur mes tyre nuk u realizua kurrë. Nga aty, tensionet kaluan në rrjete sociale, me postime thumbuese dhe meme ironike nga 50 Cent. Dhe tani? Fjalët janë kthyer në plumba muzikorë.

Deri tani, 50 Cent nuk ka publikuar një këngë përgjigje ndaj “War” dhe “Right One.” Në vend të studios, ai po përdor armën e tij të preferuar rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se mund të ketë diçka në përgatitje.

Fansat janë të ndarë disa duartrokasin T.I. për guximin sepse historikisht kundër 50, nuk u fituan betejat, të jenë ato të muzikës apo të rrugës, të tjerë mendojnë se ai po përpiqet të provokojë një reagim të madh. Por një gjë është e sigurt, me “War” dhe “Right One” që po dominojnë platsformat online, kjo betejë është larg përfundimit.

Qëndroni në pritje sepse kur 50 Cent kundërpërgjigjet me një diss të tijin, bota e rap-it mund të shpërthejë.

Kliko këtu për diss-in!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA