5.3 C
Pristina
Monday, February 23, 2026

Pse duhet të vendosni lëvozhga të vezëve tek të mbjellat e juaja

Moti po përmirësohet dhe po afrohet koha ideale që kopshtarët të fillojnë të ruajnë lëvozhgat e vezëve.

Shumë njerëz nuk e dinë se mbetjet e kuzhinës janë të pasura me lëndë ushqyese dhe se pas dimrit toka shpesh ka nevojë për plehërim që bimët të rriten mirë.

Lëvozhgat e vezëve përmbajnë shumë kalcium, i cili forcon rrënjët dhe kërcellin e bimëve. Kur toka nuk ka mjaftueshëm kalcium, frutat mund të dëmtohen dhe bimët të dobësohen.

Një kopshtare me përvojë tregon se ajo i ruan lëvozhgat gjatë dimrit për t’i përdorur në pranverë, sidomos për domate dhe speca.

Pse janë të dobishme?

Lëvozhgat ndihmojnë në parandalimin e kalbëzimit të frutave, një problem që shfaqet kur toka është e ftohtë dhe e lagësht dhe ka mungesë kalciumi. Ky problem prek shpesh domatet, por edhe specat, lakrën, kungujt dhe kastravecat.

Ato gjithashtu përmirësojnë tokën, ndihmojnë zhvillimin e rrënjëve dhe largojnë kërmijtë, pasi këta shmangin sipërfaqet e mprehta.

Si t’i përdorni lëvozhgat për të plehëruar kopshtin?

Nuk mjafton t’i hidhni lëvozhgat të papërpunuara në tokë, sepse copat e mëdha nuk shpërbëhen si duhet dhe mbeten pa efekt.

Lëvozhgat duhet të grimcohen për të qenë efektive dhe është shumë e lehtë t’i ktheni në pleh shtëpie.

Vendosini lëvozhgat në një tepsi dhe futini në furrë për rreth 20 minuta. Kjo i than dhe i bën më të lehta për t’u thërrmuar.

Lërini të ftohen, pastaj shtypini me një lugë druri ose me okllai dhe ruajini në një kavanoz qelqi derisa të jeni gati për t’i përdorur.

Më pas, vendosni rreth bazës së bimëve ose shtojini në kompost. Ato do të ndihmojnë në forcimin e bimëve, mbrojtjen e kulturave nga sëmundjet dhe largimin e kërmijve, duke ju ndihmuar të keni një kopsht të shëndetshëm dhe të lulëzuar në pranverë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA