5.7 C
Pristina
Thursday, February 19, 2026

Policia e Kosovës evidenton gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit.

Prishtinë

Prishtina janë raportuar dy raste.
Në njërin, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.
Në rastin tjetër, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij dhe ka demoluar shtëpinë.

Pas intervistimit, në të dy rastet është iniciuar procedurë e rregullt.

Pejë

Peja, një nënë dhe djali i saj raportuan se djali, përkatësisht vëllai i tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. I dyshuari, i cili sipas Policisë ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht edhe dy zyrtarë policorë gjatë arrestimit. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rahovec

Rahovec është arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia bashkëshortin dhe e ka kanosur atë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë

Gjakova janë shënuar dy raste.
Në njërin, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, një çift (të dashur mes vete) janë përleshur pas një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA