Ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në luftimin e dhjamit në zonën e barkut. Eliminimi i yndyrës nuk arrihet vetëm me një dietë të ulët në kalori, por edhe duke përfshirë ushqime që përshpejtojnë metabolizmin, ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe reduktojnë ndjenjën e urisë.
Erëzat, për shembull, mund të jenë një ndihmë e mirë. Duke shtuar disa prej tyre në regjimin ushqimor, humbja e peshës mund të jetë më e shpejtë dhe më e shëndetshme.
Speca djegës jeshil
Specat djegës jeshil janë të pasur me kapsaicinë, një substancë që stimulon metabolizmin dhe ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive.
Domate
Domatja ndihmon në luftimin e yndyrës së akumuluar në afat të gjatë. Ajo përmban antioksidantë dhe përbërës që kontribuojnë edhe në mbrojtjen e organizmit.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Kakaoja rrit nivelin e serotoninës dhe vepron si stimulues i lehtë i metabolizmit.
Molla
Molla përmban pektinë, një fibër natyrale që ndihmon në reduktimin e yndyrës trupore dhe në rritjen e ndjenjës së ngopjes.
Limon
Limoni mund të ndihmojë në humbjen e peshës, reduktimin e ndjenjës së urisë dhe përmirësimin e metabolizmit, duke qenë një shtesë e mirë në një dietë të balancuar.






