14.1 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë të impresionuar nga mikpritja në Kolegjin AAB – falënderojnë rektorin Lulzim Tafa dhe studentët

Duke vlerësuar organizimin e një ceremonie speciale nga Kolegji AAB, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë përmes një letre për rektorin Lulzim Tafa, ka shprehur kënaqësinë dhe falënderimet për vizitën që realizuan në muajin maj.

Në letrën e cila u dërgua në emër të delegacionit të Këshillit të Ambasadorëve shkruan se pjesëmarrësit ishin të entuziasmuar si me ceremoninë e pritjes ashtu edhe me diskutimet joformale që patën me studentët e Kolegjit AAB.

“Studentët tuaj janë të zgjuar, të mirinformuar dhe kërkues. Delegacioni ynë dhe anëtarët që diskutuan me ta gjatë drekës thanë se ky ishte momenti më i veçantë që patën gjatë vizitës së tyre në Ballkanin Perëndimor”.

Tutje për Çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrim për Kryetarin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë Timothy Chorba nga rektori i Kolegjit AAB thanë se e mbajnë në një vend tejet të veçantë në zyrën e Këshillit në mënyrë që ta shohin të gjithë. Ky çmim ishte ndarë për kontributin që SHBA-të dhe diplomacia amerikane kanë dhënë në shtetformim dhe demokracinë e Kosovës.

Në fund të kësaj letre ata ftuan rektorin e Kolegjit AAB Lulzim Tafa që të vizitojë zyrën e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në Washington, në mënyrë që të kthejnë mikpritjen e Kolegjit AAB.

Vizita e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë u realizua me 11 maj me rastin e “101 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri – SHBA dhe 15 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Kosovë – SHBA”, ku morën pjesë edhe Anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA