Ditën e djeshme u konstitua Kuvendi dhe u formua qveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ndryshe nga hera e kaluar, Qeverisë ‘Kurti 3’ ju shtuan edhe katër ministri nga 16 sa ishin më herët duke e quar numrin në total 20.
Janë shtuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Administratës Publike dhe e Digjitalizimit. Gjithashtu, Ministria e Sportit dhe Rinisë është ndarë nga ajo e Kulturës, ndërsa janë ndarë edhe Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Tregtisë dhe Transportit.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani.
Ramadani tha se rritja e Qeverisë është barrë e rëndë buxhetore për Kosovën.
Ai tha se ‘Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit’ dhe s’e duhej të ndodhte e kundërta.
“Barrë e rëndë buxhetore për Kosovën është rritja e Qeverisë. Më shumë Ministra, zëvendësministra, këshilltarë, asistentë, shofera, dreka e darka, mëditje dhe shpenzime tjera.Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit.E kundërta do të duhej të ndodhte. Një qeveri më e vogël dhe e konceptuar më mirë dhe të jetë më funksionale.” deklaroi Ramadani.
“Duket më shumë një turmë e Ministrive që do të marrin disa muaj vetëm për të qartësuar mandatin dhe kompetencat e tyre.Qytetarët e Kosovës vazhdimisht kanë qenë kundër luksit qeveritar, madje këtë e kanë shprehur në vazhdimësi përmes formave të ndryshme” tha Ramadani






