Një rekordthyes serik i rekordeve botërore Guinness arriti të balancojë një karrige mbi mjekër për 1 orë e 20 minuta, duke rimarrë një nga titujt e tij të mëparshëm.
David Rush, i cili kohët e fundit kishte rikthyer një rekord të ngjashëm duke balancuar një shkallë mbi mjekër për 19 minuta e 11 sekonda, fillimisht kishte fituar titullin për kohëzgjatjen më të gjatë të mbajtjes së një karrige mbi mjekër, me 1 orë e 8 minuta.
Më pas, ai e humbi rekordin ndaj një eksperti tjetër të ekuilibrit, i cili qëndroi 1 orë e 19 minuta, transmeton Telegrafi.
“Gjatë muajve të fundit, unë jam stërvitur posaçërisht për të rindërtuar forcën dhe qëndrueshmërinë në qafën time,” shkroi Rush në internet.
Ai tha se ndihej sikur mund të vazhdonte fizikisht përtej rekordit, por dhimbja nga mbajtja e pozicionit bëri që përpjekja e tij të përfundojë në dhjetor 2024 në 1 orë, 20 minuta e 30 sekonda.
Libri i Rekordeve Botërore Guinness ka konfirmuar se kjo kohë ishte e mjaftueshme për të rimarrë titullin.






