Një pije e thjeshtë me banane dhe kanellë, konsumuar një orë para gjumit, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit dhe mirëqenien e trupit. Përveç shijes së shkëlqyer, kjo pije ofron përfitime të shumta për shëndetin.
Gjumi i mirë është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të trupit dhe për mirëqenien fizike dhe mendore. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë hipertension, depresion, lodhje dhe mungesë energjie.
Bananet janë të pasura me kalium dhe magnez, minerale që ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe venave dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit. Kanella ka shije dhe aromë të këndshme, ndihmon në relaksimin e trupit dhe përmirëson tretjen.
Receta e thjeshtë për gjumë të qetë:
Përbërësit:
-
1 banane
-
Pak kanellë
-
1 tenxhere e vogël me ujë
Udhëzimet:
-
Hiqni skajet e bananes dhe vendoseni në tenxhere me ujë.
-
Ziejeni për 10 minuta.
-
Kullojeni dhe derdhni ujin në një gotë të madhe.
-
Shtoni pak kanellë dhe përziejeni.
Konsumojeni këtë pije të shijshme një orë para se të shkoni në shtrat dhe shijoni një gjumë më të qetë dhe relaksues.
/Telegrafi/






