Një person, me vendbanim në Zvicër, ka zbritur me 18 qershor në aeroportin “Adem Jashari” dhe që nga ajo ditë, nuk dihet më për vendndodhjen e tij.
“PERSON I ZHDUKUR/ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij”, njoftoi Policia e Kosovës.
Tutje Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore.