Ka përfunduar xhiroja e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku të dielën janë zhvilluar edhe dy takime që sollën rezultate të pritura.
Nënkampioni i Kosovës Ballkani e nisi me fitore stinorin pranveor,duke mposhtur skuadrën e Gjilanit me rezultat 2:1.
Givanni Riberio shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes për epërsinë e Ballkanit në 1:0,rezultat me të cilin përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Ballkani dyfishoi epërsinë në 2:0 përmes Diene,teksa Gjilani arriti të shënoj golin e nderit përmes Oltion Bilallit.
Në anën tjetër Malisheva arriti të shënoj fitore në shtëpi ndaj skuadrës së Prishtinës së Re me rezultat minimal 1:0.
Goli i Etnik Brrutit ishte i mjaftueshëm për Malishevën për 3 pikë,edhe përkundër që në pjesën e dytë mysafirët patën raste të shumta për gol.
Pas xhiros së 19-të Ballkani është lider në tabelë me 36 pikë,e pasuar nga Prishtina me 33 pikë dhe Drita me 32 pikë,kurse në tre pozitat e fundit janë Drenica,Ferizaj dhe Prishtina e Re.






