Në festivalin mbarëkombëtar “Jehona shqiptare” që u mbajt këtë të diel në Tiranë dy nxënës të shkollës “Abedin Bujupi”, në Drenas, Verena Gashi dhe Nektor Kuqi u shpërblyen me dy çmime.
Derisa dy të rinjtë ishin pjesë e programit të mëngjesit “Alarm” në ATV, ata treguan për këtë eksperiencë të tyre jashtë Kosovës.
Verena Gashi tregoi se u nderua me çmimin e parë për recitimin më të bukur, ndërsa Nektor Kuqi mori çmimin e tretë për interpretimin instrumental më të bukur.
“Unë jam paraqitur me poezin”Gjuha shqype” nga shkrimtari i madh Gjergj Fishta, e cila në vete ka pasur atë mesazhin që të ruhet gjuha shqipe, që është një simbol i shqiptarëve. Më ka pëlqyer që kemi qenë përfaqësues të Kosovës në një vend tjetër por që na ka bashkuar një traditë e kulturë e përbashkët”, tha Venera.
“Nga mosha 4-vjeçare kam filluar të këndojë me çifteli, pastaj kam filluar të këndojë në program të shkollës, e që përkrahje të madhe kam pasur nga mësmdhënësja ime. Kjo ka qenë hera e parë që kemi marr pjesë në festivale ndërkombëtare, por natyrisht kam qenë fitues edhe në festivale më të vogla si ato në nivele komunale”, tha Nektori.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: