Qendra e Kompetencës” Kujtim Krasniqi” në Malishevë, është ofruesi i mundësive të aftësimit profesional në të dyja llojet e arsimit, në atë formal dhe jo formal.
Shkolla profesionale e cila ka 520 nxënës e 57 mësimdhënës, kujdesen që niveli cilësia të jetë e lartë.
Profile në të cilat mund të kualifikoheni në këtë qendër janë: Administratë dhe shërbime të zyrës, shitje dhe marketing, banka dhe shërbime të sigurimeve, logjistikë dhe operim në depo, hoteleri dhe turizëm, instalues elektrik, dizajn i tekstilit dhe veshjeve, e instalues ujësjellësi e kanalizimi, ngrohje dhe klimatizim.
Në departamente të ndara me një infrastrukturë të standardizuar dhe me një staf të gjerë e shumë bashkëpunëtore, shkolla profesionale ofron një mundësi shumë të mirë.
Këtu nxënësit kryejnë edhe punën praktike nga të gjitha profilet.
Dizajni i tekstilit dhe i veshjeve ishte drejtimi ku Argesa Mazreku kishte zgjedhur të aftësohet si në teori ashtu edhe në praktikë.
Ajo tashmë po e realizon ëndrrën e saj. Ky profesion, thotë se është e tashmja dhe e ardhmja në të cilën po punon fuqishëm.
Një synim për suksese profesionale në drejtimet që i ofron kjo shkollë ka edhe Drilon Kryeziu.
Ai ka zgjedhur pasionin e tij të fëmijërisë, profesionin e instaluesit elektrik.
Driloni është duke pasur sukses në këtë drejtim.
Kuadro profesionale të cilat krahas përgatitjes arrijnë të aftësohen dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: