Kombëtarja e Kosovës ne futboll nga ky vit pritet të vishet nga kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas.
Marrëveshjen e ka konfirmuar presidenti i FFK-së Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor,duke bërë të ditur se edhe fanellat e ekipeve të grupmoshave pritet të vishen nga kompania e njohur sportive.
Përndryshe Ademi më tutje shprehet se më fanellat e prodhuara nga Adidas Kombëtarja e Kosovës do të prezantohet në Kupën e Botës në qershor,në rast se “Dardanët”arrijnë të kalojnë fazën e play-off-it në mars.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për botërorin e vitit 2026 kundër Sllovakisë,dhe në rast të kalimiit në finale e pret fituesin nga takimi Turqi-Rumani.






