Tre persona të dyshuar kanë grabitur 40 euro nga dy banorë të Prizrenit, një mashkull dhe një femër, nën kërcënimin e armëve, njofton KosovaPress.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Durak Rada”. Viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore.
Ngjarja është raportuar tek prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Policia nuk ka dhënë detaje nëse ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.






