-0.3 C
Pristina
Monday, February 2, 2026

Metodat më efektive për trajtimin e dhimbjeve të shpinës

Terapia kognitive-sjellore, ushtrimet fizike, manipulimi spinal dhe rehabilitimi interdisiplinor konsiderohen si trajtimet më të mira jomedikamentoze për lehtësimin e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës.

Sipas një studimi të realizuar, të gjitha këto metoda kanë treguar rezultate dukshëm më të mira sesa placebo, duke përmirësuar funksionin fizik të pacientëve me rreth 10 deri në 20 për qind.

Edhe akupunktura dhe joga mund të ofrojnë përfitime, megjithatë të dhënat shkencore mbi efektivitetin e tyre mbeten ende pjesërisht të paqarta.

Nga ana tjetër, nuk rekomandohen terapi si ajo interferente, trajtimi me lazer, mbështetëset lumbale, stimulimi elektrik nervor transkutan (TENS), fërkimi dhe ultrazëri, pasi konsiderohen se japin rezultate më të dobëta.

Pacientët që vuajnë nga dhimbje akute të shpinës, të cilat zgjasin më shumë se katër javë, mund të përfitojnë lehtësim duke ngrohur pjesën e poshtme të shpinës me batanije të ngrohta. Një tjetër alternativë efektive është manipulimi spinal, ndonëse përfitimet nga kjo metodë vlerësohen si mesatare.

Një rishikim tjetër shkencor nga të njëjtët autorë ka treguar se paracetamoli dhe barnat anti-inflamatore josteroide janë trajtime mesatarisht efektive për dhimbjet akute dhe kronike të shpinës, duke u konsideruar si terapia e linjës së parë.

Opioidet ose tramadoli mund të përdoren në rastet me dhimbje më të forta, por përdorimi i tyre shoqërohet gjithmonë me rrezik për vartësi.

Sipas këtij rishikimi, relaksantët muskulorë, si tizanidina, janë të dobishëm në trajtimin e dhimbjeve akute, ndërsa antidepresantët triciklikë kanë efekt të vogël deri mesatar në reduktimin e dhimbjeve kronike. Ndërkohë, përdorimi i steroideve sistemike është vlerësuar si i padobishëm për të dyja format e dhimbjes. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA