7.7 C
Pristina
Thursday, January 29, 2026

BE-ja bën të detyrueshme dritën e re të frenimit për makinat e reja

Nga mesi i këtij viti, të gjitha makinat e reja që dalin në qarkullim në Bashkimin Evropian do të duhet të jenë të pajisura me një sistem të ri të detyrueshëm të dritës së frenimit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas rregullores së Bashkimit Evropian për sigurinë e përgjithshme të automjeteve, nga 7 korriku hyn në fuqi obligimi për instalimin e sinjalit të ndalesës emergjente. Ky sistem aktivizohet gjatë frenimit të fortë dhe përfshin ndezjen pulsuese të dritave të frenimit, si dhe aktivizimin automatik të sinjaleve të emergjencës pas një ndalese të menjëhershme.

Drita e re e frenimit aktivizohet automatikisht kur automjeti lëviz me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë dhe frenon fuqishëm. Gjatë kësaj situate, dritat e frenave pulsojnë disa herë në sekondë për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë të mjeteve për rrezikun e menjëhershëm. Në rast ndalese të plotë, sinjalet paralajmëruese të emergjencës ndizën automatikisht, ndërsa drita e frenimit mbetet aktive.

Pa instalimin e këtij sistemi, automjetet e reja nuk do të mund të marrin homologimin për qarkullim pas datës së përcaktuar.

Rregullorja e re zbatohet vetëm për automjetet e reja të pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, ndërsa makinat ekzistuese nuk janë të detyruara të pajisen me këtë sistem.

Ky ndryshim është pjesë e një pakete më të gjerë masash të Bashkimit Evropian për rritjen e sigurisë rrugore, të parashikuara në Rregulloren 2019/2144, e cila përfshin edhe sisteme të tjera të detyrueshme si frenimi emergjent i avancuar, asistenca për mbajtjen e korsisë, kufizuesi inteligjent i shpejtësisë, zbulimi i lodhjes së shoferit dhe kamera e pasme.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA