Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola ka thurur lavde për rivalin e tij Jose Mourinho.
Guardiola u shpreh i gëzuar me fitoren e Benficës kundër Real Madridit,ku e vlerësoi strategjinë e Mourinhos si mjaft të qëlluar dhe e falenderoi për këtë gjë.
“Ishte një strategji e mirë nga Jose, apo jo? Të shënohej goli i katërt.
Përndryshe Guardiola thotë se kjo fitore e Benficës ndaj “Los Blancos’ishte e rëndësishme për City-in,kjo për faktin se barazimi do ta linte jashtë top 8shes që e dërgon direkt në 1/8 e finales.
Kujtojmë që Man Citty fitoi ndeshjen e xhiros së 8-të të fazës së ligës në Champions me rezultat 2:0 kundër Galatasaray-it.






