9.6 C
Pristina
Monday, January 26, 2026

Gentrit Salihu zyrtarizon kalimin tek skuadra kroate Lokomotiva Zagreb

Ish-futbollisti i Prishtinës Gentrit Salihu karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit kroat tek skuadra e njohur Lokomotiva Zagreb.

Salihu është transferuar si lojtar i ri tek ekipi kroat,dhe ky transferim shihet si hap i rëndësishëm në karrierën e 22 vjeçarit.

Përndryshe Salihu u shpreh tejet i lumtur për transferimin e tij tek skuadra kroate,ku vlerësoi se ky është një hap në zhvillimin e tij si futbollist.

“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij”

Kujtojmë që Gentrit Salihu së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës,ku në 13 ndeshje këtë sezon shënoi vetëm 1 gol.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA