Autoritetet e Venezuelës kanë liruar të paktën 104 persona, të cilët sipas organizatës për të drejtat e njeriut konsideroheshin të burgosur politikë.
Lirimet u regjistruan gjatë së dielës dhe shifra mund të rritet teksa verifikohen rastet.
Mes të liruarve janë një avokat për të drejtat e njeriut, Kennedy Tejeda, i arrestuar në vitin 2024 gjatë vizitës së tij në një qendër paraburgimi, dhe një student i komunikimit, Juan Francisco Alvarado.
Drejtori i organizatës, Alfredo Romero, kishte bërë thirrje që qeveria të publikojë listat e plota të lirimeve për të sqaruar procesin.
Presidentja Delcy Rodríguez, ka premtuar lirimin e një numri të madh të të burgosurve politikë si pjesë e një momenti të ri politik, duke u përpjekur të lehtësojë tensionet e brendshme pas zgjedhjeve të vitit 2024 dhe presionit ndërkombëtar.






