Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.
Los Angeles Lakers i është rikthyer fitoreve,ku arriti të mposhtë Dallas Mavericks me rezultat 116:110.
Në këtë takim shkëlqeu Luka Doncic me 33 pikë,8 kërcime e 11 asistime,teksa Lebron James kontribuoi me 17 pikë e 8 kërcime,si dhe Hachimura që poashtu realizoi 17 pikë.
Përndryshe slloveni arriti një rekord tjetër në NBA,duke arritur shifrën prej 1,500 gjuajtjeve jashtë vijave të 7.24 metrave.
Në anën tjetër për Dallas Mavericks më i miri në parket ishte Max Christie me 24 pikë,teksa në anën tjetër Naji Marshall regjistroi një triple-double me 21 pikë dhe 11 kërcime.






