Të dielën pritet të rikthehet futbolli vendor pas pauzës dimërore me finalen e Superkupës së Kosovës në mes kampionit aktual Drita dhe fituesit të Kupës së Kosovës Prishtina.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin Mardan Sports Complex në Antalya të Turqisë,ku të dyja klubet kanë udhëtuar për të bërë përgatitjet e fundit për nisjen e stinorit pranveror në futbollin vendor.
Drita në ndeshjet e fundit ka 3 barazime 1 fitore e dy humbje,ku fitorja e fundit ishte pikërisht ndaj Prishtinës në ndeshjen e mbetur të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë,teksa Prishtina nuk po kalon formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Ndërkohë hera e vetme që Drita fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës ishte në sezonin 2017-18 ku mposhti pikërisht në finale Prishtinën ,kurse Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës në vitin 2024 ku mund Ballkanin në finale.
Kujtojmë që ndeshja finale e Superkupës së Kosovës Drita-Prishtina pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 12:30 sipas kohës lokale.






