Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Në një postim të shkurtër na Facebook, ambasada britanike tha se diskutimet u përqendruan te puna e Prokurorisë së Përgjithshme dhe mbështetja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar për të, përcjell A2.
“Të dy ripohuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht luftën ndaj çështjes së përbashkët të krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.






