Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi shkëlqeu në miqësoren e zhvilluar të enjten, duke gjetur rrugën e rrjetës ndaj ish-klubit të tij, Sparta Pragë, në sfidën ku luante për Legia e Varshavës.
Ndeshja përfundoi 3-3, me të dy yjet kosovarë, Krasniqi dhe Albion Rrahmani, në fushë që nga minuta e parë. Krasniqi shënoi me një goditje të afërt për të ngushtuar epërsinë 0-2 të mysafirëve, duke rikthyer shpresat për Legian.
Më pas, vendasit përmbysën rezultatin falë golave të Zewlakow (18’) dhe Augustyniak (40’), por Sparta arriti të barazonte në minutën e 43-të me golin e Kuol.
Ndërkohë, Albion Rrahmani zhvilloi një ndeshje të plotë, duke treguar disa përpjekje të rrezikshme, por pa arritur të shënojë.
Sa i përket Krasniqit, Sparta ende mban kartonin e plot të lojtarit, pasi transferimi te Legia ishte vetëm huazim. Nuk është ende e qartë nëse klubi polak do të aktivizojë klauzolën e blerjes për shkak të situatës financiare.






