Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka fituar betejën ligjore kundër klubit italian Juventus lidhur me pagat e shtyera në kohën e pandemisë COVID-19.
Gjykata e Punës në Torino ka hedhur poshtë një ankesë të klubit italian për një vendim të gjykatës së arbitrazhit në vitin 2024,ku i jipet urdhër që t’i paguajnë Ronaldos një shumë prej 9.7 milionë euro duke përfshirë interesat që kapin në total prej rreth 11 milionë euro,ndërkohë që Ronaldo pretendonte se Juve i detyrohej një shumë prej 20 milionë euro.
Përndryshe ky vendim përfshin kohën kur Ronaldo ishte pjesë e Juventusit në periudhën 2018-2021,ndërkohë klubi italian pas largimit të portugezit pretendonte se kjo shumë nuk duhej fituar në asnjë mënyrë.
Megjithatë në fund gjykata i dha të drejtë Ronaldos për të fituar këtë shumë prej vitesh,duke e bërë të qartë se ankesa e Juventusit nuk ka bazë gjyqësore dhe se duhet t’i paguajë portugezit pjesën e mbetur të parave.






