Ylli turk Arda Guler është shprehur i bindur që të qëndrojë tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid.
Guler mendon që mund të arrijë suksese me “Los Blancos”,dhe beson se me trajnerin Alvaro Arbeloa mund të tregojë cilësitë e tij.
Përndryshe gjiganti londinez Arsenal ka kohë që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Turqisë,dhe trajneri Mikel Arteta është i impresionuar me aftësitë e tij teknike.
Megjithatë mbetet të shihet se nëse një ofertë e Arsenalit mund të vije në ditët në vijim në drejtim të Real Madrit,dhe kjo varet se nëse kjo ofertë është e përshtatshme për “Los Blancos”apo jo.
Kujtojmë që Arda Guler në 29 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola e dhuroi 7 asistime për Real Madridin në të gjitha garat.






