Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat.
Muçi realizoi dy gola dhe asistoi në tjetrën në fitoren e ekipit të Fatih Tekke në Kupën e Turqisë kundër skuadrës së Istanbulsporit,ku së pari në minutën e 41-të shënoi një supergol e më pas asistoi në golin tjetër të Trabzonit kurse shënoi edhe në minutën e 60-të ku në fund Trabzonspor fitoi me rezultat 6:1 në udhëtim.
Përndryshe që prej huazimit të tij tek Trabzonspor nga Besiktas këtë sezon reprezentuesi i Shqipërisë po tregon formë të lartë,dhe madje është bërë një nga liderët e ekipit që po lufton me Galatasarayin dhe Fenerbahçen për titullin e kampionit në Turqi.
Kujtojmë që Ernest Muçi ka realizuar 9 gola për Trabzonsporin në të gjitha garat.






