Makineria e thashethemeve të kirurgjisë plastike në Hollywood sapo u përplas me mur dhe Dr. Terry Dubrow është ai që goditi fort.
Ylli i “Botched” dhe kirurgu i famshëm Terry Dubrow, ka shpërthyer, duke u bërë thirrje kritikëve dhe portaleve të thashethemeve që të “STFU” (ta mbyllin gojën) për zërat e pafund se Bradley Cooper paska bërë ndërhyrje estetike. Dhe jo, ai nuk po i kursen fjalët.
“STFU,” thuhet se reagoi Dubrow, duke mbrojtur zemërthyerin e nominuar për Oscar nga pretendimet për ndërhyrje kozmetike. Sipas mjekut, pamja e ndryshuar e Cooper-it nuk ka lidhje me bisturi apo injeksione, por me plakjen, ndriçimin, ndryshimet në peshë, kujdesin personal dhe gjenetikën e mirë, pikë.
Por interneti nuk ndalet.
Fotot “para dhe pas” po qarkullojnë me shpejtësi, seksionet e komenteve janë në flakë dhe “kirurgët” e tastierës po diagnostikojnë gjithçka, nga lifting fytyre e deri te filler-at. Dubrow thotë se kjo është e pamatur, e padrejtë dhe krejtësisht e gabuar, sidomos kur spekulimet trajtohen si fakte.
“Jo çdo fytyrë pa rrudha është rezultat operacioni,” përmbledhin burime qëndrimin e doktorit. “Ndonjëherë është thjesht jeta dhe një rutinë shumë e mirë e kujdesit për lëkurën.”
Fansat janë të ndarë. Disa e përgëzojnë Dubrow-in për përballjen me kontrollin toksik ndaj të famshmëve. Të tjerë këmbëngulin se Hollywood-i rrallëherë tregon gjithë të vërtetën për ndërhyrjet estetike.
Dr. Dubrow po tenton të vendos një vijë të fortë mes ekspertizës profesionale dhe fantazisë tabloide.
Bradley Cooper heshti, e Dr.Dubrow kumboi me zë të lartë…







