-0.7 C
Pristina
Tuesday, January 13, 2026

Antagonisti i “Home Alone”, Daniel Stern, përballet me ndjekje penale për çështje prostitucioni

Ylli i dashur i filmave e tejet i njohur për rolin e tij si antagonist në “Home Alone”, Daniel Stern, i paharrueshmi Marv nga dyshja e “Wet Bandits” është futur papritur në qendër të vëmendjes për arsye krejtësisht të gabuara.

Sipas organeve kompetente ligjore të Kalifornisë, aktori 68-vjeçar është ndaluar me një citim më 10 dhjetor në një hotel në Camarillo, Kaliforni, pasi dyshohet se ka tentuar të kërkojë shërbime prostitucioni. Tashmë, prokurorët kanë vendosur të ecin përpara duke e akuzuar zyrtarisht për një kundërvajtje penale në Ventura County.

Ende pa pranga por problemet për të sapo kanë filluar!
Stern nuk u arrestua në vendngjarje, por iu dha një citim nga policia. Megjithatë, sipas ligjit të Kalifornisë, akuza konsiderohet kundërvajtje dhe mund të dënohet me deri në gjashtë muaj burg ose gjobë, nëse shpallet fajtor.

Prokurorët kanë shqyrtuar dosjen dhe kanë vendosur të procedojnë pasi kanë marrë raportin nga autoritetet që do të thotë se Daniel Stern mund të përballet shumë shpejt me drejtësinë në gjykatë.


Dikur një nga “hajdutët” më ikonikë të historisë së kinemasë festive, i famshëm për çdo tullë në fytyrë dhe hekur të nxehtë që Kevin McCallister i rezervoi, Stern tani përballet me një realitet shumë më serioz jashtë ekranit.


Vitet e fundit, aktori kishte zgjedhur një jetë më të qetë, duke jetuar në një fermë në Kaliforni, duke u marrë me art dhe skulpturë, larg Hollywood-it. Por kjo akuzë e fundit ka tronditur paqen e asaj jete dhe fansat nuk po reshtin së foluri.

Ndërsa procesi gjyqësor vazhdon, kjo mund të shndërrohet në një nga historitë më befasuese të vitit në botën e famës.

Por vlen të ceket se këto deri tani janë vetëm akuza dhe Daniel Stern nuk është shpallur ende fajtor nga asnjë gjykatë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA