Jennifer Lawrence po heq perden nga martesa e saj famshëm private dhe e vërteta mund t’ju habisë.
Aktorja fituese e Oskarit, 33 vjeçe, së fundmi ka folur hapur për atë që e mban gjallë shkëndijën mes saj dhe bashkëshortit Cooke Maroney, dhe nuk bëhet fjalë për gjeste të mëdha romantike e as takime luksoze. Sipas Jennifer-it, sekreti i vërtetë është përkushtimi veçanërisht kur bëhet fjalë për komunikimin dhe humorin.
Sipas TMZ burimet pranë çiftit thonë se ylli i “Hunger Games’ beson se e qeshura është e panegociueshme në një marrëdhënie. “Edhe në momente stresuese, gjejnë mënyra për ta kaluar situatën me të qeshura.” thonë burimet e lartëcekura. Jennifer raportohet se ka thënë se të qeshurit bashkë e mban marrëdhënien larg monotonisë dhe peshës emocionale.
Një tjetër element kyç duket të jetë edhe privatësa e tyre. Ndryshe nga shumë çifte të Hollivudit, Jennifer dhe Cooke e mbajnë qëllimisht marrëdhënien e tyre larg vëmendjes publike. Miqtë thonë se ky vendim i ka ndihmuar të qëndrojnë të përqendruar tek njëri-tjetri, pa zhurmat dhe presionet e jashtme.
Kur bëhet fjalë për konfliktet, Jennifer nuk beson në fshehjen e problemeve nën tapet. Ajo ka qenë e sinqertë për rëndësinë e përballjes direkte me çështjet, pa heshtje pasive-agresive dhe pa drama të panevojshme.
Ndoshta supriza më e madhe nga të gjitha, por Jennifer ia atribuon jetës së thjeshtë mbajtjen e fortë të martesës. Mbrëmjet e qeta në shtëpi, rutinat e zakonshme dhe përgjegjësitë e përbashkëta, sipas saj, vlejnë më shumë sesa shkëlqimi i tapetit të kuq.
Ndërsa martesat e Hollivudit shpesh përfundojnë shpejt, Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney po tregojnë se ta mbash një martesë “gjallë” nuk kërkon fishekzjarre por të qeshura, ndershmëri dhe zgjedhjen e njëri-tjetrit çdo ditë.






