-2.2 C
Pristina
Monday, January 12, 2026

PZAP rrëzon ankesën edhe të Jakup Nurës për rinumërim të votave në Skenderaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.

Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.

Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA