Xhiroja e parë e stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futsal pritet të nis më 1 mars.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar,teksa në këtë datë do të nis edhe stinori pranveror në Ligën e Parë.
Përndryshe afati kalimtar për transferime në elitën e futsallit vendor pritet të mbyllet më 10 shkurt,teksa klubet duhet t’i përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme për të përfunduar transferimet.
Kujtojmë që lider në Superligën e Kosovës në futsal është Drenica,e cila pas 8 xhirove të stinorit vjeshtor ka grumbulluar 21 pikë.






