Sulmuesi Alban Shillova më nuk është pjesë e FC Prishtinës.
Shillova nuk bën pjesë në planet e trajnerit Afrim Tovërlanit,dhe kështu sulmuesi shkëputi kontratën me klubin kryeqytetas.
Përndryshe ndërprerja e bashkëpunimit mes Shillovës dhe FC Prishtinës është konfirmuar edhe në rrjetin social Facebook,duke falenderuar për kontributin e dhënë tek ekipi bardhëekaltër.
“FC Prishtina dhe sulmuesi Alban Shillova kanë përmbyllur bashkëpunimin e tyre.
Shillova iu bashkua klubit në janar të vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare regjistroi 26 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës në sezonin e kaluar.
Kjo ishte hera e dytë që ai ishte pjesë e FC Prishtinës, pas angazhimit të tij të parë në periudhën 2019–2021, ku kishte zhvilluar 23 ndeshje, kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte kontribuar me katër asistime.
FC Prishtina e falënderon Alban Shillovën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”






