Skuadra e Manchester City-it ka shkatërruar ekipin e Exeter me rezultat tejet të thellë 10:1,në kuadër të raundit të 32-të të FA Cup.
Alleyne kaloi në epërsi ekipin e Citizens në 1:0 pas 12 minutave lojë,teksa Rodri shënoi një gol të bukur për 2:0.
Më pas Citizens arriti të gjej edhe dy gola të tjerë,ku dy lojtarët e Exter Doyle-Hayes (42’), e pastaj Fitzëater (45+2’) shënuan autogol.
Në pjesën e dytë Man.City vazhdoi dominimin,dhe ishte Leëis që shënoi për 5:0 pas asistimit të Semenyos.
Ndërkohë transferimi i ri nga Bornemouth shënoi edhe golin e parë për City-in për 6:0.
Reijnders shënoi në minutën e 72-të për 7:0,kurse O’Reilly realizoi për 8:0 si dhe Mc Aidoo në 9:0.
Exeter e gjitha çka bëri në këtë ndeshje është goli i shënuar në minutat shtesë nga Brich,kurse Leëis shënoi për 10:1 që ishte rezultati që e kualifikoi Man.City-in në 1/16 e finales së FA Cup.






