Në Gjykatën Themelore të Prizrenit pak më parë ka nisur seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të arrestuarve, të dyshuar për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dje tha se dëmi vlerësohet të jetë 1 milion e 43 mijë euro, derisa shtoi se cak i hetimeve ishin edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, të cilët po ashtu janë në mesin e të arrestuarve.
Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit prej 30 ditësh.






