Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.
I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.
Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Elkjer Tafciu (Tafçiu) 40 vjeç, banues në Tiranë, shkruan abcnews.al.
Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.






