Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso ka dhënë komente lidhur me incindetin që ndodhi ndërmjet yllit brazilian Vinicius Jr dhe trajnerit të Atletico Madrid Diego Simeone.
Alonso thotë se fjalët që i tha Simeone brazilianit janë të papranueshme,dhe se këto janë kundër frymës që duhet të ketë për shokët e ekipit.
Përndryshe në fund Alonso shtoi se mënyra sesi i flitet lojtarëve është e papranueshme,dhe se kjo sipas teknikut të “Los Blancos”duhet të parandalohet.
Kujtojmë që Diego Simeone e kishte provokuar Vinicius Jr me fjalët “Florentino Perez do të të largojë, mbaje mend fjalët e mia”,duke shkaktuar tensione gjatë ndeshjes të cilën Reali e fitoi 2:1 kundër rivalit lokal Atletico Madrid.






