Në listat e katër subjekteve politike që pritet të formojnë legjislaturën e re ka kandidatë që nuk arritën të fitojnë as deri në 500 vota, bazuar në rezultatet prelimianre të KQZ-së.
Me numërimin e mbi 90% të votave në vendvotimet brenda vendit, në Lëvizjen Vetëvendosje kandidati me më së paku vota është Adelina Veliji, e cila nuk numëron më shumë sesa 3,652 vota.
Në pesshën e fundit të listës së LVV-së ndodhen edhe Burim Mehmeti, Rea Krasniqi, Shefqet Gjocaj dhe Kaltrina Gruda.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila bazuar në rezultatet preliminare renditet partia e dytë, kandidati më pak i votuar është Dafina Broqi nga Peja. Ajo ka fituar 862 vota.
Kandidati me më së paku vota nga të katër partitë kryesore, është Vjollca Vokrri. Ajo ndodhet në listën e AAK-së dhe ka arritur të sigurojë vetëm 280 vota, sipas rezultateve preliminare.









