8.6 C
Pristina
Wednesday, December 24, 2025

Bujar Loci vazhdon si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Trajneri i njohur kosovar, Bujar Loci, do të vazhdojë të jetë në stolin e Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Loci ishte emëruar fillimisht trajner për ndeshjen ndaj Shqipërisë, ndërsa tashmë, me vendim të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kontrata e tij është vazhduar.

“Emërohet z. Bujar Loci përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029”, thuhet në vendimin e Bordit të FBK-së.

Po ashtu, Bordi i FBK-së ka marrë edhe këto vendime të rëndësishme:

1. Miratimin e Raportit të Punës për vitin 2025 dhe Raportit Financiar për periudhën janar–nëntor 2025;

2. Miratimin e Planit të Veprimit, Planit Financiar dhe Planit të Marketingut & Shpërndarjes për vitin 2026;

3. Vazhdimin e mandatit të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku, në përputhje me Statutin e FBK-së;

4. Emërimin e z. Bujar Loci përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029;

5. Miratimin e Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2026–2030;

6. Miratimin e Planit Strategjik për zhvillimin e basketbollit 3×3, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030;

7. Miratimin e dorëheqjes së z. Dren Zatriqi nga pozita e Kryesuesit të Komisionit për Nominimin e Personave Zyrtarë të Ndeshjeve dhe emërimin e z. Fidani Hamiti si kryesues i ri i këtij komisioni. Komisioni do të vazhdojë punën në përbërje: Fidani Hamiti (kryesues), Irma Konjusha dhe Valdet Spahija (anëtarë);

8. Shqyrtimin dhe zhvillimin e mekanizmave për rritjen e mbrojtjes kontraktuale të basketbollistëve vendorë, në bashkëpunim me ekspertë ligjorë, FIBA-n dhe Shoqatën e Basketbollistëve të Kosovës;

9. Miratimin e Plan-Propozimit për zbatimin e “Rregullores për shpenzimet e dedikuara për zhvillimin e gjeneratave të reja nga klubet e Superliga Meshkujt”, në vlerë prej 10%, i cili hyn në fuqi nga janari 2026 për klubet e ProCredit Superligës. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA