Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e fundit e FIFA-s për vitin 2025.
Kryesimin e listës e mban sërish kampionia e Evropës, Spanja, e ndjekur nga kampionia e botës, Argjentina, në vendin e dytë, ndërsa Franca pozicionohet e treta.
Ndërkohë, Kosova e mbyll vitin 2025 në vendin e 80-të, duke ruajtur të njëjtin pozicion si në renditjen e muajit të kaluar.
Po ashtu, Kombëtarja shqiptare renditet në pozitën e 63-të në ranglistën e FIFA-s.
Të dyja përfaqësueset i pret një vit sfidues, pasi do të përgatiten për ndeshjet e play-off-it për Kampionatin Botëror, ku Kosova do të përballet me Poloninë, ndërsa Shqipëria me Sllovakinë. /ATVLIVE.TV






