Të mërkurën në orën 11:30, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do t’i drejtohet eurodeputetëve në një seancë formale në Strasburg. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola dhe presidentja Vjosa Osmani do të kenë një takim dypalësh para fjalës së saj në seancën plenare.
Të njëjtën në Strasburg do të qëndrojë edhe një delegacion nga Presheva të prire nga Ardita Sinani, këshilltare e Qeverise së Kosovës për Luginën, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Reagimi i PE-së për ngjarjet në veri të Kosovës
Ne njoftimin nga zyrtarët e PE-së thuhet se, “Më 3 qershor, BE-ja dënoi në mënyrë më të ashpër aktet e dhunshme në veri të Kosovës, ku u plagosën dhjetëra paqeruajtës të NATO-s. Ajo u nxit nga vendosmëria e Kosovës për të vendosur kryetarët e sapoemëruar, shqiptarë etnikë në detyrë në veri të vendit, pasi serbët vendas bojkotuan zgjedhjet. BE-ja i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë situatën menjëherë dhe të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse. Dështimi për ta bërë këtë do të rezultonte me vendosje tw masave, paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në deklaratën e tij”, përcjellë gazeta zvicerane nw shqip Le Canton27.ch.
Në dy rezolutat e miratuara në maj, Parlamenti Evropian këmbënguli se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është një përparësi dhe një parakusht për pranimin në BE të të dy vendeve.