Presidenti francez mbron marrëdhëniet SHBA-BE pas raportimeve për pretendime tradhtie nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Emmanuel Macron insiston se nuk ka “mosbesim” në marrëdhëniet e Evropës me SHBA-të, dhe se uniteti është “thelbësor” për mbështetjen e Ukrainës.
Ky reagim vjen pasi mediat gjermane raportuan se lideri francez dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz shprehën skepticizëm mbi përpjekjet e SHBA-ve për të negociuar paqen në Ukrainë gjatë një bisede telefonike, raporton skynews.
Gjatë fjalimit në Universitetin Sichuan në Kinë, Macron tha se “ne duhet të punojmë së bashku… Ne mirëpresim dhe mbështesim përpjekjet për paqe që po bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja ka nevojë që evropianët të udhëheqin këto përpjekje për paqe”.
Udhëheqësi francez po përpiqet të përfshijë Pekinin në presion ndaj Rusisë për t’u pajtuar me një armëpushim, ndërkohë që po vazhdojnë negociatat e SHBA-ve me delegacionet e Moskës dhe Kievit.
Macron tha dje se dialogu mes Kinës dhe Francës është “edhe më i rëndësishëm se kurrë” dhe shpresonte që Pekini “do t’i bashkohet thirrjes tonë” për paqe.







