Meta kujton Ditën e Çlirimit: Kosova faktor kyç i provuar për paqen

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, i cili ka thënë se çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese evropiane dhe euro-atlantike.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Meta ka shkruar në Twitter se Kosova është faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor.

“Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike. Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien! Mirënjohje dhe thellësisht falënderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!”, ka shkruar Meta.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA