spot_imgspot_img
spot_img

Tronditje në NBA: Los Angeles Clippers largojnë Chris Paul në mes të sezonit!

Los Angeles Clippers kanë befasuar gjithë NBA-në duke njoftuar largimin e papritur të Chris Paul nga skuadra, në mes të sezonit. Klubi theksoi se ndarja nuk lidhet me performancën e legjendës 40-vjeçare.

“Po ndahemi me Chris Paulin dhe ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë. Do të punojmë me të për hapin tjetër të karrierës së tij. Chris është një legjendë dhe askush nuk e fajëson atë për rezultatet tona të dobëta,” thuhet në deklaratën zyrtare të Clippers.

Paul ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon me mesatare 2.9 pikë dhe 3.3 asistime për ndeshje. Ndeshja e tij e fundit me fanellën e Clippers ishte kundër Miami Heat, ku shënoi 8 pikë dhe dha 3 asistime në 15 minuta lojë.

Vetë lojtari shfaqi habinë e tij për vendimin: “Sapo mora vesh se më dërguan në shtëpi,” shkroi ai në Instagram.

E ardhmja e Chris Paul në NBA mbetet e paqartë. Ai ka njoftuar më parë se planifikon të tërhiqet në fund të këtij sezoni, i 21-ti në karrierën e tij. Paul është zgjedhur 12 herë All-Star, 11 herë në ekipet All-NBA, dhe është pjesë e listës së 75 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në basketbollin amerikan.

Clippers regjistrojnë 16 humbje në 21 ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa tifozët dhe ekspertët e NBA-së presin të shohin hapat e mëtejshëm të legjendës Paul.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA