spot_imgspot_img
spot_img

Drama në New Orleans, Minnesota fiton pas vazhdimeve, Edwards shkëlqen me 44 pikë!

Gjatë natës në NBA u zhvilluan gjashtë ndeshje emocionuese, por spektakli më i madh u pa në përballjen mes New Orleans Pelicans dhe Minnesota Timberwolves, ku mysafirët triumfuan pas kohës shtesë me rezultatin 149:142.

Minnesota hyri si favorite, por hasi shumë vështirësi përballë një New Orleansi që nuk u dorëzua asnjë moment. Pelicans madje e nisën minutën e fundit të kohës së rregullt me epërsi 129:125, por dështuan ta mbyllin ndeshjen.

Jaden McDaniels udhëhoqi rikthimin e Timberwolves, ndërsa Jeremiah Fears humbi një tentim vendimtar për Pelicans. Me vetëm sekonda të mbetura, Anthony Edwards depërtoi me mjeshtëri në mbrojtjen vendase dhe shënoi për 129:129, duke siguruar vazhdimet.

Në kohën shtesë, Julius Randle mori përgjegjësinë, duke realizuar 8 nga 20 pikët e Timberwolves në extra time, dhe Minnesota e regjistroi fitoren e 13-të të sezonit. Ndërkohë, Pelicans pësuan humbjen e tyre të 19-të.

Anthony Edwards ishte fenomenal me 44 pikë, rekordi i tij sezonal, Rudy Gobert dha kontribut të dyfishtë me 18 pikë dhe 13 kërcime, derisa Naz Reid shtoi 18 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.

Për Pelicans, më i miri ishte Trey Murphy, i cili shkëlqeu me 33 pikë dhe 15 kërcime.

Rezultatet e tjera të mbrëmjes në NBA:

Boston Celtics – New York Knicks 123:117

Jaylen Brown ndezi parquet-in me 42 pikë, duke udhëhequr Bostonin drejt fitores.

Philadelphia 76ers – Washington Wizards 121:102

Toronto Raptors – Portland Trail Blazers 121:118

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 126:119

Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 112:124

Kampionët në fuqi, Oklahoma City, morën një fitore të sigurt ndaj Warriors.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA