Kodit Civil i duhet ende kohë për t’u proceduar në kuvend

Kryeministri Kurti dje për herë të parë mori pjesë në paradën e krenarisë dhe paralajmëroi procedimin e serishëm të projekt kodit civil në Kuvend.

Kujtojmë që projekt Kodi Civil u dërgua për votim të mars të vitit të kaluar dhe dështoi, meqë opozita nuk mori pjesë në votim kurse një pjesë e pozitës votoi kundër.

Në versionin që atëherë u dërgua në Kuvend dhe nuk u votua, projekt Kodi Civil lejonte bashkësitë civile të personave të gjinisë së njëjtë dhe saktësonte se kushtet e procedurat definohen me ligj të veçantë.

Nga ekzekutivi thotë se po punojnë intensivisht që kurdo qe procedohet në kuvend, të mos dështoi.

Projekt-kodi tashmë është kthyer në Ministri të Drejtësisë prej ku e para e këtij dikasteri, tha se janë vazhdimisht në bisedime me deputet, për ti bindur që kësaj here të votojnë pro.

“Si ministri dhe si Qeveri nuk kemi hequr dorë nga ky dokument sepse vlerësojmë se është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe adreson interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës dhe përveç nenit 1138 ka edhe nene tjera, ka edhe institute tjera, çështje tjera të cilat i adreson. Ne kemi qenë gjatë kësaj kohe në diskutime me deputetët e grupit parlamentar veç e veç, sepse kemi konsideruar se një dokument i tillë duhet të kaloi në kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Megjithatë për dështimet e kaluara në këtë projekt-kod, Haxhiu fajëson edhe opozitën, pasi thotë se votuan kundër jo për shkak të kodit por për inate pulitke.

“Arsyeja që më kanë thënë se në atë kohë nuk kanë dashur të marrin pjesë në votim ka qenë sepse kemi dashur të shohim dështimin tuaj, unë mendoj që është pak gabim”, tha Haxhiu.

Sidoqoftë Haxhi thotë se janë në bisedime edhe me deputetët opozitarë, ku pa përmendur emra tha se kanë marrë garanci që do marrin pjesë në votim.
“Kanë thënë se do marrin pjesë në votim, jo në tersi si grup parlamentar sepse keni parasysh që edhe brenda grupeve parlamentare ka mendime në raport me këtë”, tha Haxhiu.

Në seancën e fundit kur dështoi kodi civil, 29 deputetë ishin kundër për shkak të nenit që flitet për bashkësinë civile të seksit të njëjtë.

Aktualisht, martesën e dy personave të gjinisë së njëjtë e lejon vetëm Kushtetuta. Në Kuvendin e Kosovës, ose për shkak të bindjeve konservatore e fetare, ose për shkak të kalkulimeve politike, përveç Kodit Cviil ka dështuar edhe Ligji për Fertilizm të Asistuar. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA