Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso është shfaqur tejet i shqetësuar pas ndeshjes kundër Gironas,ku skuadra e tij barazoi me rezultat 1;1.
Alonso ka deklaruar se një penallti iu mohua Realit në momentin kur Rodrygo u rrëzua në zonë,dhe thotë se VAR nuk ndërhyri fare në këtë situatë.
“Nuk e pashë vetë, por më është thënë se ishte një lojë që mund të rishikohej nga VAR për shkak të kontaktit”
Përndryshe Alonso shtoi me tutje se është e habitshme kjo gjë,dhe se këto vendime mund ta ndryshojnë lojën.
Ndërkohë homologu i tij nga Girona Michel mendon se vendimi për të mos akorduar penallti për Realin është i drejtë,dhe se kontakti mbrenda ishte tejet i lehtë.
Kujtojmë që Real Madrid regjitsroi barazimin e tretë me rradhë në La Liga,dhe tani gjendet në pozitën e dytë me 33 pikë një më pak se lideri Barcelona.







