spot_imgspot_img
spot_img

Vetura e Paul Walker del në shitje, kap çmim rekord

Një nga veturat më ikonike të koleksionit të aktorit të ndjerë Paul Walker po nxjitet me shpejtësi drejt rekordeve të reja në ankand. Ford GT i vitit 2005, që dikur i përkiste yllit të “Fast and Furious”, aktualisht po shitet nga Bring a Trailer, dhe oferta ka arritur tashmë shifrën marramendëse prej 550,000 dollarësh.

Ky model i rrallë, pjesë e koleksionit “Always Evolving” të Walker, mbetet i mbuluar me mister sa i përket historikut të tij të plotë, por karakteristikat teknike flasin vetë: motori i fuqishëm V8 5.4-litërsh, i kombinuar me një transmision manual me gjashtë shpejtësi, prodhon plot 550 kuaj fuqi, duke e bërë këtë GT një bishë të vërtetë të rrugëve.

Përveç performancës, ajo që tërheq vëmendje është pikërisht pamja e jashtme – e ruajtur në gjendje të shkëlqyer dhe aq unike sa e ndan nga çdo Ford GT tjetër i kohës.

Kanë kaluar pothuajse 12 vjet që nga humbja tragjike e Paul Walker, por interesimi për mjetet e tij nuk është shuar. Shumë prej tyre janë shfaqur në ankande përgjatë viteve, ashtu si edhe automjetet që ai ka drejtuar në universin e “Fast and Furious”.

Ky Ford GT po dëshmon se trashëgimia e Walker vazhdon të mbetet po aq e fuqishme – madje edhe në asfalt.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA